Ministri italian Andrea Orlando, vizita e të cilit përkoi me të njëjtën ditë kur gjykata zbardhi një vendim mase sigurimi përmes të cilit i ndalonte daljen jashtë ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, nuk pranoi të bënte komente për këtë çështje.

Orlando: Nuk komentoj veprimet e magjistraturës italiane, aq më pak mund ta bëj me vendimet e magjistraturës shqiptare. Funksioni ynë është që shkëmbimi mes magjistraturave të bëhet në mënyrën sa më të mirë dhe jo të gjykojmë në vend të gjyqtarëve apo hetojmë në vend të prokurorëve, nuk duhet të bëjmë detyrën e tyre.

Pyetje: Dosja “Habilaj”, keni pasur bashkëpunimin e duhur me autoritetet shqiptare?

Orlando: Shkëmbimi informacionit është i shkëlqyer dhe niveli i bashkëpunimit mes dy vendeve është në nivele shumë të mira. Të vetmet probleme janë mënyrat e vlerësimit të disa proceseve të cilat janë zhvilluar në mungesë të të pandehurve. Por edhe në këtë pikë mendoj se pas një ballafaqimi teknik ky problem mund të zgjidhet.

Artikulli paraprakRAMA: LULZIM, KOHA PËR TË VËNË NEGOCIATAT ME BE MBI GJITHÇKA QË NA NDAN
Artikulli tjetërPAS BLLOKIMIT TË PASAPORTËS, FLET AVOKATI I SAIMIR TAHIRIT: VENDIM QESHARAK I GJYKATËS