Nënat dhe gratë shqiptare pas 1 janarit do të jenë më të qeta për djemtë dhe burrat e tyre të dhënë pas lotove premton policia e shtetit.

Efektivët do të jenë të vëmendshëm për të zbatuar ligjin më të ri që ndalon bastet sportive.

Edhe pse nuk është një psikolog ministri i brendshëm Sandër Lleshaj e krahasoi një pikë bastesh me drogën. Duke dhënë porositë e fundit në një takim me drejtuesit e policisë së shtetit ministri Lleshaj tha se çdo pikë bastesh do të trajtohet si një parcelë kanabisi

Ministri i Brendshëm nuk harroi natën e ndërrimit të viteve. Zgjidhja më e mirë për ata që do të festojnë deri vonë dhe kanë shtëpinë larg mund të jenë taksitë. Policët do të jenë kudo në rrugë për të monitoruar qarkullimin dhe shmangur ndonjë tragjedi të mundshme.

Ata që vitet e kaluara kanë qëndruar në shtëpi nga frika e ndonjë kapsolli apo fishekzjarreje nëse kanë dëshirë kësaj here mund të dalin në sheshe për të festuar natën e ndërrimit të viteve.

Fishekzjarret dhe kapsollat janë të ndaluar për t’u tregtuar e aq më tepër për t’u përdorur nga qytetarët. Të vetmet që e kanë këtë të drejtë janë bashkitë e qyteteve.

PUBLICITET