Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka pritur në Tiranë një delegacion nga Sllovenia, i cili ka shprehur gatishmërinë për të investuar edhe në mjediset shqiptare.

Përmes një konference të përbashkët për mediat, mes Bushatit dhe Cerar u theksua rëndësia e një intensifikim të marrëdhënieve në disa fusha si mundësi për të përafruar edhe më shumë marrëdhëniet mes dy popujve.

Bushati foli mes tjerash edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa citoi deklaratat e sekretarit amerikan, i cili bëri thirrje për një marrëveshje stabilizuese.

Mendoj se deklarata e sekretarit të shtetit pas takimit me Thaçin është e qartë dhe bën thirrje për një marrëveshje stabilizuese. Pardoksalisht jemi larg një ndërlidhje dhe për shkak të këtij fakti më shumë është folur sesa është drejtuar.

Ende nuk ka një strategji të qartë për një strategji të qartë se kur dhe si do të jetë ndërlidhje e vendeve të Europës Juglindore. Në vitet e ardhshme presim një intensifikim të bashkëpunimet edhe në fushën ekonomike. Ky është një proces i dyanshëm.

Ministri slloven në fjalën e tij u shpreh se dy vendeve iu duhet më shumë afrimitet përmes bashkëpunimeve, ndërsa ftoi biznesin shqiptar të investojë në Slloveni.

Siç e dini se Slloveni ka qenë një nga vendet e para që ka njohur Kosovën, por ne i urojmë që të arrijnë një marrëveshje dialogu. Njësoj se dialogu duhet të vijojë, që të kanë mundësi të jetojnë në paqe dhe konflikte të mëtejshme.

Marrëveshja me kufijtë, duhet6 të jetë shumë konkrete. Ata duhet të gjejnë marrëveshje, ne do ta mbështesim dialogun. Kolegu im i tha të gjitha, por do të shtoja diçka,. Sllovenia ka qenë pjesë e Jugosllavisë dhe është zhvilluar më vonë.

Ne do të vijojmë ta bëjmë një gjë të tillë në fushën e biznesit. Ne kemi sot delegacioni slloven të biznesit dhe të dhomave të tregtisë. Sllovenia ka investuar 18 milionë euro në Shqipëri, por Shqipëria nuk ka investuar dhe unë i fitoj të marrin pjesë.