Bashkia e Shkodrës, për të dytin vit rradhazi, ka përformancën më të mirë financiare për vitin 2018. Vlerësimi është bërë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për 61 bashkitë, përmes Raportit Vjetor mbi Funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm financiar Publik në Njësitë e Qeverisjes së Përgjithshme.Analiza për treguesit e performancës, për të cilat Bashkia Shkodër është klasifikuar në krye, është bërë bazuar në kritere si:

▶ Dergimi në kohë i të gjitha faturave për pagesë pranë degës përkatëse të thesarit;
▶ Dërgimi në kohë i të gjitha kontratave pranë degës së thesarit;
▶ Numri i urdhër- prokurimeve të paautorizuara;
▶ Kufizimi i avancimit të planit mujor të arkës;
▶ Paraqitja, nënshkrimi dhe respektimi i afatit kohor të dorëzimit të pasqyrave financiare sipas kuadrit ligjor në fuqi;

▶ Realizimi i shpenzimeve buxhetore;
▶ Realizimi i shpenzimeve buxhetore sipas klasifikimit ekonomik;
▶ Reduktimi i nivelit të detyrimeve të prapambetura;
▶ Realizimi i shpenzimeve kapitale;
▶ Hedhja në sistem sipas planit kontraktual të disbursimit për investimet kapitale shumëvjeçare;

▶ Hartimi me cilësi i planit të veprimit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit dhe paraqitja brenda afateve kohore të përcaktuara;
▶ Gjithëpërfshirja dhe rregullsia e raportimit vjetor mbi sistemin e kontrollit të brendshëm;

▶ Efektiviteti i mekanizmave bazë të përgjegjshmërisë menaxheriale në njësitë e sektorit publik.
Edhe për vitin 2017, Bashkia e Shkodrës është renditur ne krye për përformancën më të mirë financiare.