Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bashkohet nismës për luftën ndaj kancerit të gjirit.

Në një video sensibilizuese të postuar në Facebook nga ministri Ditmir Bushati është i gjithë ekipi i grave dhe vajzave të kësaj ministrie, që nga ambasadoret, diplomatet më të larta deri tek punonjësit e thjeshtë të institucionit.

“Ekipi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme iu bashkua fushatës sensibilizuese për parandalimin e kancerit të gjirit, me apelin për të gjitha gratë dhe vajzat që të kryejnë kontrollin e hershëm mjekësor.

Diagnostikimi i hershëm parandalon pasojat fatale!”, thuhet në mesazhin shoqërues të videos.

Tetori rozë, është muaji i një fushate globale për diagnostikim e kancerit të gjirit. Të gjitha gratë dhe vajzat këshillohen të zhvillojnë kontrollin falas, për të kapur në kohë këtë sëmundje.

Aktualisht ministria e Shëndetësisë ofron mamografi falas edhe në spitale rajonale, krahas mamografive të lëvizshme.