Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes shpall procedurat e pranimit dhe emërimit të mjekëve në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet platformës elektronike “Mjekë për Shqipërinë”.

Në faqen online të portalit “Mjekë për Shqipërinë” është shpallur konkurimi për pozicionet vakante:
-Mjek familje/ të përgjithshëm dhe mjek specialistë në qëndrat shëndetësore;
-mjek specialistë në spitale.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sqaron procedurat si vijon:

-Komisioni i Vlerësimit harton listën me pikët e dosjes për çdo kandidat dhe i njofton ata për rezultatin nëpërmjet adresës së tyre me email.

-Kandidatët kanë të drejtën e ankimit për rezultatin brenda dy ditëve nga dita e njoftimit të tyre. Ankesa bëhet përmes portalit “Mjekë për Shqipërinë” në adresën e kontaktit në këtë faqe.

-Komisioni i Vlerësimit njofton kandidatët për intervisten me gojë dhe brenda dy ditëve pas intetrvistës i njofton ata për rezultatin përfundimtar.

-Pas përfundimit të afateve të ankimimit dhe shqyrtimit të ankesave, Komisioni i Vlerësimit shpall renditjen e kandidatëve në portalin “Mjekë për Shqipërinë” dhe dërgon emrat e fituesve/fituesin pranë Drejtorisë Rajonale të OSHKSH ose institucioneve qëndrore shëndetësore.”

Minstria bën me dije se afati i fundit për aplikim nëpërmjet platformës on-line “Mjekë për Shqipërinë” është data 5 Tetor 2019. ndërsa i bën thirrje kandidatëve të shikojnë dhe udhëzimin përkatës