Në përgjigje të të gjithë atyre personave që thonë se koronavirusi nuk ekziston, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije te spitali Infektiv janë të intubuar tre persona në moshë të re.

“Dhe akoma mes nesh që thonë se s’ka COVID! Po nuk e besoni, shkoni tek infektivi, ku aktualisht 6 persona janë të intubuar, mes tyre tre janë në moshë të re: 45, 46, 49 vjeç. Kjo nuk është lojë. Kush e konsideron lojë apo konspiracion, na rrezikon të gjithëve, Duhet marrë me shumë seriozitet kjo situatë, është shumë serioze”, tha ministrja.