MINISTRIA E MBROJTJES, I DORËZON HIPOTËN, MISIONIT TË MOTRAVE TË NËNË TEREZËS. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli i ka dorëzuar misionit të bamirësisë “Motrat e Nënë Terezës” në Pukë dokumentin hipotekor të një ndërtese ish-pronë e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila tashmë kalon në pronësi të këtij misioni fetar.  

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, Kodheli tha se ky është vetëm fillimi i një bashkëpunim të mbarë që qeveria ka me Kishën Katolike dhe me të gjitha institucionet e tjera fetare në vend   Pas dorëzimit të dokumentit hipotekor me nr 13, datë 9.12.2014, misionit “Nënë Tereza” në Pukë, Kodheli sëbashku me monsinior Lucian Avgustini zbuluan pllakën e vendosur në hyrje të këtij institucioni fetar me këtë mbishkrim: “Dhuratë e Ministres së Mbrojtjes për “Motrat e Nënë Terzës” me falënderimet për veprën e tyre të jashtëzakonshme. Zoti ju bekoftë! Mimi Kodheli”. Në vijim të qëndrimit të saj në Pukë, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli i dhuroi tre familjeve të varfra që jetojnë në periferi të këtij qyteti ndihma në ushqime, veshmbathje dhe materiale sanitare.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/V1qYF5yfiG4″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]