Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj zhvilloi një vizitë blic në burgun e Drenovës, pas shkarkimit të drejtorit,

i cili lëshoi një raport për sjellje pozitive të të dënuarit me burgim të përjetshëm, Gerd Gjenerari, njohur ndryshe si Gjenerali.

Ministrja tha se shkelje të tilla jo vetëm nuk do të tolerohen, por do të vlejnë si shembull për drejtuesit e tjerë. “Nuk do të tolerojmë askënd që shkel ligjin”, shprehet Gjonaj.

Ministrja e Drejtësisë, ishte edhe në Hipotekën e Korçës, ku për herë të parë u prezantua shërbimi “Fast Track”, i cili në Tiranë ofrohet prej disa muajsh.
Me Fast Track, qytetarët marrin 9 shërbime në vetëm 24 orë.

Fast Track, ka sjellë një revolucion të vërtetë në ZVRPP e vendit, ku qytetarët pa humbur kohë dhe pa kurrfarë burokracie, përfitojnë shërbime cilësore, e çfarë është më e rëndësishmja, nuk ka më asnjë hapësirë për korrupsion, thekson Gjonaj.

Ndërkohë, vlerësoi edhe punën e ZVRPP Korçë, ku gjatë vitit 2018 trajtoi një numër rekord certifikatash pronësie, rreth 90% të lejeve të legalizimit që ju përcollën nga ALUIZNI

Artikulli paraprakPAS 3 ORË NEGOCIATASH, POLICIA QËLLON 26-VJEÇAREN
Artikulli tjetërCIKLONI I FUQISHËM SHKAKTON 200 VIKTIMA, EVAKUOHEN 17 MIJË BANORË