Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një tjetër video mesazh ku i kërkon qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të respektojnë rregullat anticovid si e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit. Ndërkohë ministrja Manastirliu e shoqëron video mesazhin edhe me një status në rrjetin social facebook ku thotë se:

“Mjekët dhe infermierët po bëjnë një punë heroike në spitalin infektiv, ku po përballen me fluksin e shtuar të pacientëve me simptoma të rënda të COVID19, edhe ndër mosha të reja. Të bëjmë përpjekje të gjithë bashkë, duke respektuar rregullat, me një vëmendje të shtuar aty ku ka rrezik më të lartë, siç është transporti publik. Vendoseni maskën! Mos qëndroni të grumbulluar në stacion

Respektoni distance Ruani higjienën vetjake dhe kolektive”.
Ndërkohë ministrja ka publikuar edhe video mesazhin për qytetarët që po ashtu i bën apel për ndërgjegjësim për të zbatuar protokollin e sigurisë ndaj COVID-19 në mënyrë që në vazhdimësi të kemi sa më pak raste dhe viktima

Pavarësisht apeleve të shumta të ministrisë së shëndetësisë por edhe institucioneve të tjera sërish qytetarët vazhdojnë që të mos respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19.

Në lëvizjen e lirë kudo në qytete pothuajse të gjithë lëvizin pa maskë dhe doreza edhe në momentin kur janë grupe me nga 4-5 persona ose e njëjta gjë ndodh edhe kur i drejtohen dyqaneve të ndryshme. Institucionet mendojnë se kjo shkujdesje e qytetarëve është e gabuar dhe ndikon drejtpërdrejtë në shtimin e rasteve të personave të prekur me COVID-19.