Personi që dhunoi një mjek në Spitalin Infektiv në QSUT, është liruar nga Gjykata, edhe pse prokuroria kishte kërkuar masë arresti me burg.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila njëherazi thotë se do të dalë edhe ajon vetë në protestë me bluzat e bardha për të kërkuar drejtësi në dyert e gjykatës.

“Mbështes plotësisht protestën e uniformave të bardha kundër dhunës. E konsideroj të turpshme lehtësinë me të cilën Gjykata e Shkallës së Parë, vendosi të rrëzojë masën e kërkuar nga Prokuroria për rastin e mjekut që u dhunua në spitalin Infektiv.

Do të jem bashkë me mjekët në protestë në dyert e gjykatës, kur çështja të gjykohet në Gjykatën e Apelit. Vetëm një dënim meritojnë ata që dhunojnë mjekët: Burgun!”, reagon ministrja Manastirliu.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 11 shkurt të këtij vit, kur një person dhunoi në Urgjencën e Spitalit Infektiv, mjekun me inicialet G.S.

Fatkeqësisht ky është rast i përsëritur, që mjekë dhe infermierë të spitalit tonë dhunohen në krye të detyrës.

Vetëm ditët e fundit janë dhunuar tre mjekë nga familjarë të pacientëve, disa prej tyre në gjendje të dehur. Një mjek u dhunua rëndë në Lezhë i cili u godit me mjete të forta, një mjek në Durrës u qëllua me tullë, dhe së fundi u dhunua edhe specializantja në QSUT.

Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë urdhër të prerë që në urgjenca të mos lejohet prania e familjarëve të pacientëve, përveçse në rastet kur e kërkon mjeku. Ndërsa është vendosur një orar fiks se kur familjarëve u lejohet të takojnë familjarët e shtruar në spital.

Nga këto prorblematike të lindura, minsitrja Manastirliu, ka propozuar një ndryshim në kodin penal, për të konsideruar kanosjen ndaj bluzave të bardha, si vepër penale.

“Do të nisin një seri diskutimesh edhe për rishikimin e gabimit mjekësor dhe mënyrës se si ai trajtohet. Patjetër që do të dëgjohet zëri i profesionistëve.

Por unë besoj se kjo nismë është e rëndësishme për të garantuar respektimin e dinjitetit të mjekëve, siç ata e meritojnë”, shprehej më herët Manastirliu.

Artikulli paraprakMBYLLET BOJKOTI I ARBITRAVE NESËR RIFILLON FUTBOLLI NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërPD PËRJASHTON RUDINA HAJDARIN NGA KËSHILLI KOMBËTAR: MANDATI I DEMOKRATËVE!