Përpos informimit të vazhdueshëm për ecurinë e mësimit online në sistemin parauniversitar, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur edhe disa statistika për leksionet online në universitete deri më datë 25 mars.

“49,400 studentë po ndjekin leksionet online nga pedagogët e tyre”, – nënvizon Shahini, ndërsa përgëzon universitetet që ndërmorën menjëherë masa për të vijuar punën me studentët e tyre në kushte shtëpie.

“Tashmë, sfida për universitetet është të përfshihen TË GJITHË studentët në mësimin online”, – mbyll mesazhin e saj Ministrja Shahini.

Artikulli paraprakNGA E HËNA VETËM NJË FAMILJAR DO TË DALË NGA SHTËPIA (1 ORË) PËR PAZARET! DY RRUGËT PËR TË MARRË AUTORIZIM!
Artikulli tjetërSOT NË 13:00 NIS SHTETRRETHIMI, JAVËN TJETËR VETËM NJË PJESËTAR DEL NGA SHTËPIA