VETERANËT ZHVILLOJNË NDESHJEN MIQËSORE NË “ELBASAN ARENA”. Gola pa fund në miqësoren e lluksit zhvilluar të enjten pasdite në impiantin “Elbasan Arena”, mes një përfaqësuese gjermane të viteve 90 e më tej dhe asaj shqiptare. Për 58 minuta janë shënuar 7 gola, 4 nga miqtë dhe tre nga vendasit. Nën drejtimin e ish-arbitrit të FIFA-s Bujar Pregja, kjo miqësore prodhoi jo pak, duke evidentuar edhe ish-lojtarët që dikur dhanë një super kontribut të ishin sërish në fushë. Shqipëria nisi ne kete miqesore ndeshjen me kete formacion:

Musta, Zmijani, Targaj, Baçi, Jera, Ballgjini, Kushta, Omuri, Zëri, K.Cipi dhe Kola. Spikati që në fillim që portiere Perlat Musta tregoi se nuk i ka harruar reflekset e një portieri të madh, kur reagoi mjaft bukur ndaj një gjuajtje të Fredi Bobic-it, edhe pse pak më vonë dorëzohet. Vetë Gjermanët nga ana e tyre konstatonin një formë fizike përtej pritshmërive. Takimi nis me avantazhin e miqve gjermanë deri në 0-2 brenda 20 minutave lojë, fillimisht me anë të Fredi Bobic dhe më tej akoma me Rojs. Gola gjermanë, mes shumë gjermanëve tifozë që ka edhe në Shqipëri. Më pas Alban Bushi ngushton diferencat në minutën e 33-të, ndërsa në të 41-tën Pregja akordon penallti për skuadrën shqiptare dhe barazimi 2-2 vjen nga Kola. Ka sërish 11-metërsh për skuadrën shqiptare që drejtohej nga Astrit Hafizi dhe pjesa e parë mbyllet në avntazh shqiptar 3-2. Me startin e pjesës së dytë, Alberts do të barazojë për Gjermaninë në 3-3 në një ndeshje me shumë gola dhe shumë ritëm, edhe me futbollistë të një mosje por që bënë epokë. Eshtë sërish Alberts I cili 6 minuta më vonë në minutën e 54-tët do të kalojë për herë të dytë në avantazh skuadrën gjermane me një goditje perfekte dënimi. 3-4 dhe ka lojë ende. Jo pak ndërrime janë bërë në këtë kohë nga skuadra shqiptare ku Musta lë portën dhe pas tij futet Lekbello e më pas Nallbani. Zmijani jashtë, e pas tij futen me radhë Tomori e Duro, Rudi Vata zëvendëson Targajn, dhe më pas në fushë luajnë të gjithë: Afrim Tole, Bellai, Lala, Bushi, Dede, shehu e Rraklli që zëvendësojnë Vasillaq Zërin. Por edhe Bushi që futet në vend të Sokol Kushtës. Por edhe Geri Çipi që zë vendin e Kreshnik Çipit. Të gjithë në këtë miqësore me gjermanët. Hapësirë edhe për nevil deden dhe fakajn, që janë gjithashtu pjesë e skuadrës me shumë emra përballë gjermanëve që komandojnë avantazhin. Përfundimisht 3-4 dhe fitojnë miqtë nga Gjermania, këtë miqësore me shumë histori dhe nostalgji mes të dy vendeve. Për këtë miqësore bisedimet nisën 6 muaj më parë, sikundër edhe vetë zv/presidenti i federatës gjermane pohoi. Ndërsa, presidenti i FSHF-së Duka theksoi se të ardhurat e biletave nga kjo miqësore do të shkojnë për ndërtimin e një fushe në qendrën e rikuperimit të të verbërve në Tiranë.