Vllaznia ka barazuar 0-0 ndaj Burrelit në një ndeshje miqësore të zhvilluar në fushën sportive “Reshit Rusi”. Trajneri i kuqebluve Hasan Lika tha se më shumë se rezultati rëndësi ka aktivizimi i lojtarëve që nuk kanë patur shumë minuta në kampionat.

Trajneri Lika konfirmoi se merkatoja e Vllaznisë mund të quhet e mbyllur vetëm me rikthimin e mesfushorit Arsid Kruja.

Trajneri i Burrelit, shkodrani Elvi Plori u shpreh se kjo miqësore me një ekip si Vllaznia i shërben ekipit të tij.

Vllaznia ndeshjen e radhës do ta ketë në kampionat me një rival direkt për daljën në Superligë siç është Erzeni ku objektiv është fitorja për skuadrën shkodrane.