Kryeministri i vendit Edi Rama teksa ka folur nga aktiviteti i realizuar për 25 vjetorin e krijimit të BERZH në Shqipëri, ka folur për Reformën në Drejtësi, ku ka thënë se miratimi i saj është një epokë e re e cila i hapet jo vetëm Shqipërisë, por edhe biznesit dhe investitorëve të huaj që mund të investojnë në Shqipëri.

Rama ka shtuar përpara të pranishmëve se ndjehet krenar që Partia Socialiste e kishte miratimin e Reformës në Drejtësi një pikë në programin e saj qeverisës dhe se ndjehej po ashtu krenar që me ndihmën e partnerëve ndërkombëtar u arrit që ky premtim të bëhej realitet. Duke u ndalur tek konsensusi i arritur mes forcave politike në vend, kryeministri ka theksuar se konsensusi i arritur ishte një kryevepër e arritur falë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, por ka theksuar se tashmë Shqipëria ka një mundësi të madhe për të gjykuar ata që nuk janë gjykuar kurrë e që kanë tjetërsuar drejtësinë në një gjë që mund të blihet e shitet. ‘’Do doja t’iu thoja disa fjalë duke filluar aty ku ju e latë, me Reformën në Drejtësi. Jam mjaft krenar që ia dolëm, që qemë të angazhuar përgjatë saj që në ditën e parë dhe meqë ra fjala ishim forca e parë politike në vend gjatë 25 viteve që Reformën në Drejtësi e kishim pjesë të orogramit tonë dhe e realizuam. Shumë njerëz menduan se ishte e pamundur, por unë isha mes atyre të paktëve që mendonin se kjo ishte e mundur, pasi Shqipëria asnjëherë nuk ka qenë vetëm. Sepse reforma siç është tashmë një paketë kushtetuese është integruar me një konsensus mjaft të madh në kushtetutë si rezultat i një bashkëpunimi me miqtë e aleatët tanë. Ka shumë njerëz që kanë variantin e tyre, unë kam variatin tim dhe ky konsensus ishte një kryevepër e një kombinimi mjaft fatlumë të shqiptarëve dhe partnerëve. Ata inevstuan përpjekjet dhe imazhin e atyre. E rëndësishme është që me 140 vota tanimë kemi hyrë në një epokë të re të historisë shqiptare, pasi tani kemi instrumentet të gjykojmë ata që kurrë nuk janë gjykuar e që kanë tjetërsuar misionin dinjitoz të gjyqtyarëve për ta pasur si instrument që e shndërron drejtësinë në dicka që e blen e shet. Epokë e re eshte edhe për ata që kanë investuar apo duan të investojnë. Jam ndjerë shumë mirë për urimet që kam marrë nga invetitorët për të investuar në Shqipëri. Kjo është reformë e jashtëzakonshme kushtetuese”, tha Rama.  

Artikulli paraprakMETA PËR “VOA”: U BINDA PËR REKOMANDIMIN 88 PASI TAKOVA BASHËN
Artikulli tjetërFONDET E PAKTA PËR SHKODRËN PËRPLASIN ADEMIN DHE KOPLIKUN