PAS NJË MARATONE PREJ 12 ORËSH, BUXHETI MERR 77 VOTA PRO NË KUVEND.Pas një seance maratonë prej 12 orësh me radhë dhe diskutimeve të gjata, Kuvendi ka miratuar në parim projektbuxhetin e vitit 2015.Me 77 vota pro, deputetët e mazhorancës në mungesë të opozitës në Kuvend, i kanë dhënë bekimin në parim buxhetit të vitit të ardhshëm dhe paketës fiskale që e shoqëron.

Gjatë diskutimeve oponenca e deputetëve brenda mazhorancës nuk ka munguar.Në emër të grupit parlamentar të PS, kryetari i komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, ka kundërshtuar heqjen e taksës doganore për importin e miellit dhe heqjen akcizës për pijet energjike, ndërsa i kërkoi qeverisë hetim në tregun e karburantëve dhe prishjen e 4 kontratave koncensionare që rëndojnë mbi biznesin.Ndërkaq ministri i Financave, Shkëlqim Cani, gjatë fjalës së tij evidentoi 5 pika të forta të buxhetit.Buxheti 2015 parashikon një kapërcim të të ardhurave në raport me prodhimin e përgjithshëm bruto në 27.5%, nga 26% që është pritshmëria për vitin 2014.Shpenzimet buxhetore do të rriten lehtë, nga 31.2% e PBB-së në 2014-n në 31.5% vitin e ardhshëm. Rritja e lartë e të ardhurave do u mundësojë financave të ulin deficitin buxhetor në 4% të PBB-së, nga 5.2% që pritet të mbyllet viti aktual.Nderkohe qe edhe borxhi publik pritet te zbrese ne 70.6%, duke pësuar një rënie të lehtë. Vitin e ardhshëm ekonomia pritet të rritet me 3%.Kryeministri Rama në fjalën e tij tha se nuk do të rikthehet akciza për pijet energjike, çështje kjo mjaft e debatuar në komisionet parlamentare dhe kërkesë e vazhdueshme e grupit socialist. Pritet që diskutimet në parlament, ku mungon opozita, të jenë maratonë.Sipas kryeministrit buxheti 2015 ka të bëjë me njerëzit, ne nuk e kemi harruar dhe është rezultat i diskutimeve me FMN e BB ndërsa paketa fiskale nuk rrit taksat “nxit prodhimin, përpunimin, fuqinë mbrojtëse ndaj mjedisit do te stimulojme me shume siguri”

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/-R-8AypY5oY?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]