Miratohet paketa e Reformës në Drejtësi, fatura 1.8 mld lekë. Ja sa rriten pagat për prokurorë e gjyqtarë.

 

Majko njoftoi dakordësinë me ‘Financat’ për faturën Ja sa rriten pagat për prokurorë e gjyqtarë Majko njoftoi dakordësinë me ‘Financat’ për faturën “Qeveria kalon financimin e plotë të paketës për Reformën në Drejtësi”. Këtë e bëri të ditur ministri i Financave Arben Ahmetaj në një deklaratë për mediat. Ministri theksoi se paketa e miratuar bën të mundur kostot që do të pasojnë nga futja në zbatim e Reformës në Drejtësi. “Këshilli i Ministrave kaloi paketën e plotë të reformës në drejtësi. 1.8 miliardë shtesë do të jenë në funksion të të gjithë elementëve që duhen përmirësuar në drejtësinë shqiptare. Rritje pagash, rritje numri të punonjësve dhe mbi të gjitha kosto e ngritjes së institucioneve të reja. Për qytetarët ky është një lajm i mirë”. Sipas tij, “kjo ka lidhje edhe me imazhin e vendit dhe përmirësimin e marzhit ekonomik. Të dhënat ekonomike që furnizojnë trendin e rritjes ekonomike, janë të gjithë pozitivë”. Më pas Ahmetaj vlerësoi raportin ekonomik botëror, ku Shqipëria ka pësuar ritje, duke lënë pas vendet fqinje si Greqia, Serbia dhe Bosnja por saktësoi se “kemi akoma punë për të bërë. Ahmetaj shtoi se klima e biznesit është përmirësuar djeshëm gjë që ndikon në jetën e qytetare.

Artikulli paraprakKUPA, VLLAZNIA ME FORMACION TË DYTË NDAJ MAMURRASIT
Artikulli tjetërKAPET BMW X5 PLOT ME DROGE