Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet të jetë autori i zjarrit të madh në Mirditë, ku u dogjën rreth 8 ha pyje.

Policia ka arrestuar shtetasin Edmond Marku, banues në Mirditë, pasi në fshatin Thirrë ka ndezur zjarr me në parcela me qëllim hapjen e kullotave të reja.

Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Seksionit për parandalimin dhe hetimin e krimeve, u arrestua shtetasi Edmond Marku, 29 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas dyshohet se në vendet e quajtura “Pylla e Thirres”, “Livadhi i Drenit” në Thirrë Mirditë, ka ndezur zjarr në parcela me qëllim hapjen e kullotave të reja, ku për shkak të favorizimit nga kushtet atmosferike, ky zjarr është përhapur duke djegur rreth 8 ha mjedis pyjor.

Materialet proçeduriale në ngarkim të tij u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” parashikuar nga neni 206/b i Kodit Penal.

Artikulli paraprakHAPET RRUGA E THETHIT
Artikulli tjetërRAMA PARALAJMËRON NDRYSHIME NË QEVERI