Aktori i madh shqiptar, Mirush Kabashi, i vlerësuar me titullin “Nderi i Kombit” kërkon nga shoqëria shqiptare që ta përmbys këtë sistem politik 30 vjeçar. Nëse shoqëria shqiptare nuk civilizohet ashtu siç duhet atëherë për artistin Mirush Kabashi Shqipëria nuk ka një të ardhme të afërt demokratike.

Artisti i dashur për të gjithë, Mirush Kabashi ka një mirënjohje të madhe për qytetin e Shkodrës jo vetëm pse lindi në këtë qytet dhe u bë 5 vjeç por edhe për faktin se qytetarët shkodran kërkuan lirimin e babait të tij kur sistemi i atëhershëm e burgosi.

Në fund e mbyll me një frazë të Sokratit që vjen edhe si një mesazh për gjithë shoqërinë.
Mirush Kabashi erdhi në Shkodër bashkë me Nismën Thurje duke recituar disa pjesë të njohura si “Ah Moj Demokraci”, pjesë nga Gjergj Fishta, mesazhe të cilat janë edhe sot shumë aktuale.

Artikulli paraprakRRUGA E AMORTIZUAR, PENGESË PËR LËVIZJEN E AMBULANCËS
Artikulli tjetërLIQENI I SHKODRËS NË DITË TË VËSHTIRA