Finalizohet me sukses operacioni “MISSING GIFT” Dokumentohet me prova ligjore autorësia e disa vjedhjeve me dhunë në Shkodër Arrestohet në flagrancë një shtetas si dhe shpallen në kërkim 3 shtetas të tjerë.

Me datë 20.06.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas një punë profesionale hetimore disa mujore, kanë finalizuar me sukses operacionin “MISSING GIFT” ku si rezultat i tij është bërë i mundur dokumentimi me prova ligjore i autorësisë së disa vjedhjeve me dhunë në Shkodër . U arrestua në flagrancë shtetasi: – Klodian Sinaj, 28 vjeç, banues në Shkodër ( me gjendje gjyqësore i dënuar më parë për veprat penale ” Vjedhje” dhe ” Armëmbajtje pa leje” ) Gjithashtu u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit : – O. M, 28 vjeç, banues në lagjen Vasil Shanto – Shkodër

Nga veprimet hetimore të kryera janë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore 7 vjedhje me dhunë , ku shtetasi Klodian Sinaj në bashkëpunim me shtetasin O. M, dyshohen si autorë të tyre. Gjithashtu , shpallur në kërkim dhe që punohet për kapjen e tyre në lidhje me këto ngjarje janë edhe shtetasit : – T. T. 61 vjeç, banues në Shkodër – K.T, 34 vjeç, banues në Shkodër Këta shtetas , dyshohet se në dyqanin e tyre i pranonin dhe i blinin sendet e vjedhura nga 2 autorët e ngjarjes.

Veprat penale në ngarkim të shtetasve Klodian Sinaj dhe O.M. “Vjedhje me dhunë”, “ Vjedhje” në bashkëpunim parashikuar nga nenet 139 dhe 134/2-25 të Kodit Penal. Vepra penale në ngarkim të shtetasve T. T. dhe K. T. “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakKOSOVA ASHPËRSON MASAT KUNDËR LOJËS BALENA BLU
Artikulli tjetërBASHA PARALAJMËRON SAFET GJICIN: MOS PREK VOTËN E KUKSIANËVE SE TË PRET BURGU