Mes shumë të zhdukurve nga zjarri apokaliptik, që deri tani ka shkaktuar 84 të vdekur, janë edhe dy vajzat binjake greke. Mediat greke kanë shkruar sërish për historinë e tyre, për zhdukjen e të cilave janë hedhur edhe hipoteza se janë rrëmbyer.

Vogëlushet humbën në datë 23 korrik. Zougla.gr shkruan se me kërkesë të familjes Filipopoulos, hetuesi privat, Yorgos Tsoukalis po vijon kërkimet për gjetjen e motrave binjake. Ndërkohë që prindërit e tyre kanë ende një fije shprese se ato mund të jenë gjallë.

“Është në fakt një situata tepër e paqartë, por ne nuk duam që të mendojmë skenarin më të keq.

Ka një informacion të fundit nga një zonjë, e cila ishte në det bashkë me një grup, ku ishin edhe dy vajza binjake të vogla. Ne duam të shpresojmë, ndaj dua të jem optimist”, tha hetuesi.

Mes shumë të zhdukurve nga zjarri apokaliptik, që deri tani ka shkaktuar 84 të vdekur, janë edhe dy vajzat binjake greke. Mediat greke kanë shkruar sërish për historinë e tyre, për zhdukjen e të cilave janë hedhur edhe hipoteza se janë rrëmbyer.

Vogëlushet humbën në datë 23 korrik. Zougla.gr shkruan se me kërkesë të familjes Filipopoulos, hetuesi privat, Yorgos Tsoukalis po vijon kërkimet për gjetjen e motrave binjake. Ndërkohë që prindërit e tyre kanë ende një fije shprese se ato mund të jenë gjallë.

“Është në fakt një situata tepër e paqartë, por ne nuk duam që të mendojmë skenarin më të keq. Ka një informacion të fundit nga një zonjë, e cila ishte në det bashkë me një grup, ku ishin edhe dy vajza binjake të vogla. Ne duam të shpresojmë, ndaj dua të jem optimist”, tha hetuesi.