Hekurudha dhe stacionet e tyre janë pjesë e së kaluarës dhe këtë e vërteton realiteti I sotëm.I tillë është stacioni i fshatit Mjedë.Asgjë s’ka lëvizur nga vendi. Nuk shihet aspak dora e njeriut të ketë investuar në këtë vend i cili më shumë i ngjan një vendi të braktisur, se sa një institucioni aq të rëndësishëm të transportit siç janë hekurudhat.

Gjallëria që ishte dikur është zhdukur tashmë, udhetimet e shumta , mbeten vetëm kujtime të së kaluarës. Tani gjithçka është ndryshe, treni me disa udhëtarë, lëvizin shume pak ne stacionin hekurudhor qe eshte i mbuluar pothuajse tërësisht nga shkurret.

Ndërtesa të shkatërruara, të kthyera në gërmadha, magazina që vetëm si të tilla nuk ngjajnë, janë pamjet që të ofron stacioni hekurudhor i Mjedës. Përballë kësaj situate drejtuesit e këtij stacioni shpresojnë në investimet e qeverisë.

Dikur ishte mënyra e transportit më e përdorur nga Shqiptarët.Por që nga viti 1986 kur zyrtarisht përfundoi vepra e fundit hekurudhore, udhëtimi me tren është shndërruar në një makth. Përballë kësaj situate, drejtuesit e këtij stacioni shpresojnë në investimet e qeverisë, për të ndryshuar këtë realitet.

Shtuar këtyre problemeve, kësaj hekurudhe i paraqitet më shqetësuese dëmtimi i linjës hekurudhore, si dhe mungesa e specialistëve pranë këtij stacioni. Shqipëria prej vitit 1986 lidhet me rrjetin hekurudhor ndërkombëtar në linjën Shkodër – Han i Hotit – Podgoricë. Në gjithë këto vite te demokracisë në vendin tonë linjat hekurudhore u shkatërruan e për pasojë ato po jetojnë ditët më të vështira.

Artikulli paraprakSHKODËR, “INSTANBUL” SHTRON IFTAR NË MUAJIN E RAMAZANIT
Artikulli tjetër“SHPËRDORIM DETYRE” E “DHUNË NË FAMILJE”, 2 NË PRANGA