PARALIZOHET NJË PJESË E LËVIZJEVE GJATË NATËS. Një mjegull e dendur ka përshirë zonën e Kurbinit mbrëmjen e së dielës duke paralizuar lëvizjen e automjeteve në disa akse rrugore.

Që prej orës 18:00 të pasdites së djeshme e gjatë gjithë natës lëvizja e mjeteve është bllokuar disa herë, ndërsa nuk kanë munguar as aksidentet.“Rruga e Kombit” nga Rubiku në Milot superstrada që lidh Lezhën me Laçin ka qenë edhe segmentet më problematike si rezultat i mjegullës së dendur.Lëvizja në këto akse ishte kthyer në një makth për drejtuesit e mjeteve të cilët kanë qenë të detyruar që të lëvizin me një shpejtësi 20 km në orë si dhe me bllokazh të ndezur kjo për të shmangur aksidentet.

Por ndonëse automjetet kanë lëvizur me kujdes nuk kanë munguar as aksidentet por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.Dy automjete kanë humbur drejtimin e tyre dhe janë përplasur me trafikndarëset e “Rruges së Kombit” në afërsi të Skurajve por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar vetëm dëme materiale.Nga ana tjetër ka qenë policia rrugore që ka ndërhyrë me shtim të patrullimeve gjatë gjithë natës të cilët kanë monitoruar lëvizjen e mjeteve, ndërsa kanë këshilluar drejtuesit e mjeteve që të lëvizin me kujdes për të shmangur përplasjet.Një mjegull e tillë nuk ishte parë prej kohësh në këtë zonë, duke paralizuar lëvizjen e mjeteve përreth 8 orë. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/pG7QkC9J7TQ” frameborder=”0″ allowfullscreen ]