Stina e verës, ku temperaturat janë të larta duhet treguar kujdes i veçantë ndaj lëkurës, për ta mbrojtur nga rrezet e diellit, por edhe nga manifestimet kutane në lëkurë nga COVID-19 , të cilat kryesishtë shfaqen tek fëmijët. Mjekja dermatologe Aida Bajri ka theksuar se me shfaqjen e simptomave siç është skuqja e lëkurës apo temperatura e lartë , duhet që prindërit të kontaktojnë me mjekun e familjes.

Një shqetësim për qytetarët, vijon të mbetet edhe mbajta e maskave mbrojtëse. Pasi temperaturat e larta favorizojnë krijimin e bakterieve dhe acarim të lëkurës , ndaj dermatologia Bajri këshillon që maskat të lahen herë pas herë.

Ndërkohë edhe pse dezinfektuesit e duarve mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut për tu infektuar nga virusi, epedmiologia thotë se mikrobet mund të largohen më mirë nëse duart lahen me ujë dhe sapun.

Qytetarët duhet të zbatojnë këto këshilla nga dermatologët, në mënyrë që të mbrojnë lëkurën dhe shëndetin gjatë këtij sezoni veror, ku COVID-19 vijon të jetë prezent.