Menjëherë pas dhënies së pafajsisë nga gjykata e Shkodrës, mjeku psikiatër Gjon Preçi ka sqaruar mbi konfliktin e ndodhur pak ditë më parë me disa pacientë, gjë që solli ndalimin e tij nga policia. Mjeku Preçi tha se ka kërkuar ndihmën e policisë e ndërkohë uniformat blu e kanë cilësuar si shkaktar të ngjarjes gjë për të cilën mjeku në fjalë thotë se është e kundërta. Të sajuar e quajti historinë mjeku Preçi nga segmente të ndryshme të policisë dhe prokurorisë që sipas tij nuk bëjnë gjë tjetër veçse krijojnë terror psikologjik.

PSIKIATRI PREÇI: FITOVA PAFAJSINË, FALENDEROJ QYTETARËT Edhe një vit më parë psikiatri që u ndalua nga policia ka patur një histori të ngjashme që sërish e cilëson si sajim të policisë. Pas gjithë asaj zhurme që u bë për këtë ngjarje, mjeku Preçi thotë se ka fituar pafajsinë në gjykatë ndërsa falenderon qytetarët e shumtë që e mbështetën.. Mjeku psikiatër Gjon Preçi pas asaj ngjarje vazhdon normalisht punën pranë poliklinikës duke qenë në shërbim të qytetarëve dhe pacientëve.

Artikulli paraprakPREFEKTI RIKTHEN VËMENDJEN TEK RRUGA E SHIROKËS
Artikulli tjetërPIRANI: INVALIDËT PO NDËSHKOHEN NGA OSHEE