Periudha e karantinimit që prej muajit mars deri në fund të muajit maj ka ndikuar negativisht në shëndetin mendor të popullatës. Ky fenomen është vënë re gjatë muajit qershor kur zyrtarisht u liruan masat kufizuese dhe qytetarët patën mundësine të zhvillojnë konsulta më të shpeshta me mjekët specialist.

Këtë gjë e ka bërë të ditur mjeku psikiatër Gjon Preçi ndërsa tregon se ka patur një rritje të rasteve të reja që kanë kërkuar konsulencë.

Për sa kohë transporti public nuk punon me kapacitete të plota, të sëmurët mendorë e kanë të vështirë të marrin shërbimin e nevojshëm shprehet mjeku.

Periudha e karantinës ka ndikuar negativisht edhe tek të rinjtë.

Deri në normalizimin e situatës nga përhapja e pandemisë është e pritshme që të stafet mjekësore të përballen me persona të cilët shfaqin simptoma të përkeqësimit të shëndetit mendor bën të ditur mjeku Gjon Preçi.