U largua nga kisha ku po lidhte fatin me të dashurën e tij për të shpëtuar një jetë. Bëhet fjalë për mjekun me origjinë shqiptare, Sokol Berisha, i cili jeton në Perugia.

Berisha sapo i kishte thënë ‘po’ të dashurës së tij dhe po dilte nga kisha e San Francesco d’Assisi në Matera, kur vuri re një grua që u rrëzua në tokë në afërsi të Piazza San Francesco Fortuna.

Menjëherë, dhëndri vrapo drejt 60-vjeçares për ti shpëtuar jetën, raportojnë mediat italiane.

Berisha përdori defibrilatorin e ndihmës së parë për ti dhënë ndihmë turistes dhe më pas ajo u dërgua në spital.