Temperaturat e larta kthehen në një rrezik të lartë veçanërisht për të sëmurët me zemër dhe hipertension. Shefi i kardiologjisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës Edi Smajlaj thotë se valët e të nxehtit mund të rëndojnë gjëndjen e tyre deri në pasoja fatale. Më të mundshmit për t’u rrezikuar më shumë janë kryesisht të moshuarit

Disa nga simptomat e lodhjes nga i nxehti tek personat që vuajnë me zemër janë , dhimbje koke , marrje mendsh , të përziera etj

Shefi i kardiologjisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës këshillon qytetarët të shmangin daljet nga ora 10:00 deri në orën 17:00, pasi është i nxehti më i madh dhe mund të rrezikohet shëndeti i tyre si dhe duhet të tregojnë kujdes me ushqimet që konsumojnë gjatë ditës

Gjatë sezonit veror kanë vijuar të paraqiten raste të personave që shfaqin komplikacione . Raste të cilat pritet të rriten në ditët në vijim për shkak të temperaturave të larta.