Më shumë se 100 fëmijë emigrantë janë kthyer në një stacion kufitar në Teksas vetëm një ditë pasi u transferuan, thonë zyrtarët e kufirit të SHBA.

Pretendohet se qendrës i janë bërë disa ndryshime për përmirësimin e kushteve të saj. Gati 250 të mitur ishin lëvizur nga streha e mbipopulluar pasi avokatëve, që iu ishte lejuar hyrja nga një gjykatës, i panë kushtet e saj me sytë e tyre e thanë se fëmijët “ishin neglizhuar rëndë”.

Raporti tregoi se në plot raste, vetë fëmijët kujdeseshin për fëmijët e tjerë; kushtet sanitare ishin nën-standardet e duhura, dhe të miturit ishin të sëmurë, duke jetuar me tesha të ndotura e u jepeshin ushqime të prishura.

Në muajin qershor, zyra e Inspektorit të Përgjithshëm,- agjensia e mbikëqyrjes së brendshme të Departamentit të Sigurisë Kombëtare-, pati zbuluar probleme pastërtie dhe higjene gjatë një inspektimi të të katër qendrave të paraburgimit.

Në vazhdën e këtyre zhvillimeve, një zyrtar i lartë CBP, agjensisë për mbrojtjen e doganave dhe kufijve, komisioneri John Sanders dha dorëheqjen.

Një juriste e departamentit amerikan të drejtësisë, Sarah Fabian sakaq ka ngjallur polemika të mëdha me pretendimet se këtyre fëmijëve nuk i nevojitet sapun apo pastë dhëmbësh.

Përgjigjen më të forte asaj ia dha gazetari amerikan Michael Scott Moore, i rrëmbyer në 2012-tën ndërsa raportonte në Somali i cili i tregoi se edhe terroristët i kishin dhënë pastë dhëmbësh e madje edhe dyshek, ndërsa raportohet se disa prej këtyre fëmijëve kanë fjetur në çimento.

Artikulli paraprakZVICRA KALON NË VEND TË PARË ME INVESTIMET E HUAJA NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërBABAI EMIGRANT DHE VAJZA 2-VJEÇE TË VDEKUR NË LUMË