Dy mjete të bashkisë Pukë kanë ndërhyrë mbrëmjen e kaluar në fshatin Meshurdh të Nj.A Gjegjan për zhbllokimin e segmentit rrugore.

Fale hapjes së rrugës në kohën më të shpejt të mundshme u bë i mundur transporti i një trupi të pajetë, i cili pësoi vdekje natyrale, ndërsa është lehtësuar levizja e qytetarëve që shkojnë për ngushëllime pranë familjes së të ndjerit.

Vijon puna për zhbllokimin e rrugëve dhe në fshatra të tjerë të bashkisë Pukë.