ÇMIMI I RI I LETËRNJOFTIMIT DO TË JETË 1 500 LEKË, PASAPORTAT 7500 LEKË. Nga data 1 Janar 2015, Ministria e Brendshme ka miratuar çmimet e reja të pasaportave biometrike dhe letërnjoftimeve.Kështu siç është publikuar në faqen zyrtare të MPB-së, çmimi i ri i letërnjoftimit do të jetë 1 500 lekë, ndërsa më herët ka qenë 1 000 lekë. Sa i takon pasaportave biometrike, çmimi i ri i tyre do të jetë 7 500 lekë 6 000 lekë që ka qenë vitin e shkuar.

Të gjithë qytetarët shqiptarët do të aplikojnë për këto dy dokumenta jashtë vendi, tashmë do të operojnë me çmime të reja. Konkretisht, shqiptarët që jetojnë në Itali dhe Greqi do të t’u duhet të paguajnë 12 euro për letërnjoftimin dhe 130 euro për pasaportën. Në SHBA do t’u duhet të paguajnë 18 dollar për letërnjoftimin dhe 240 dollar për pasaportën biometrike. Në Belgjikë, shqiptarëve që jetojnë atje do t’u kushtojnë 16 euro letërnjoftimi dhe 160 euro pasaporta biometrike. Në Mbretërinë e Bashkuar çmimi do të jetë 13 Paund letërnjoftimi dhe 144 paund pasaporta biometrike dhe në Zvicër 18 franga (zviceriane) letërnjoftimi, ndërsa pasaporta biometrike 204 franga (zviceriane). Ministria e Brendshme bënë të ditur gjithashtu se në fund të këtij viti sipas vendimit të marrë nga qeveria skadojnë dhe pasaportat biometrike për të miturit nga 0-16 vjeç të lëshuar në vitin 2009 me afat 10-vjeçar. Sipas vendimit të Qeverisë këtyre pasaportave do tu shkurtohej afati me 5 vjet. Ky njoftim është i vlefshëm vetëm për shtetasit shqiptarë, të pajisur me pasaportë biometrike gjatë periudhës kohore 07 prill 2009 – 01 korrik 2010, që, në momentin e aplikimit, kanë qenë nën moshën 16 vjeç. Në këtë periudhë kohore pasaportat e lëshuara për shtetasit nën 16 vjeç, kanë të personalizuar afatin e vlefshmërisë jo të saktë, 10 vjeçar, kur duhet të ishin me afat vlefshmërie 5 vjeçar. Ministria e Punëve të Brendshme informon qytetarët se ka zgjatur edhe për 1 vit kohën e vlefshmërisë së këtyre pasaportave, pas afatit të tyre ligjor 5 vjet, që është miratuar me aktin ligjor përkatës. Këto pasaporta gjatë këtij viti kalendarik do të njohin edhe skadencën e tyre.

 

 

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE