SIPAS INSPEKTORIT TË AKU TREGTARËT KANË MARRË DISA MASA POZITIVE. Situata në thërtoret dhe dyqanet e tregtimit të mishit në rajonin e Shkodrës është përmirësuar.

Kjo bëhet e ditur nga inspektori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Hamdi Mlloja. Megjithatë ka patur raste kur janë vënë gjoba për mosplotësimin e kushteve në tregtimin e mishit. Kontrolle do të ushtrohen edhe në pikat e shumicës ku rreziku mund të jetë edhe më i madh. Gjatë vitit të kaluar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër bëri në total afro 2500 kontrolle duke vendosur edhe 96 gjoba, gjë e cila ka ndikuar në përmirësimin e kushteve të tregtimit të produkteve të ndryshme.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/woirmSJJDv8″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]