KY  AKSION MË I MADHI NË SEKUESTRIMIN E LËNDËVE DRUSORE.

Pas një aksioni të suksesshëm Inspektoriatit Shteteror të Mjedisit ka sekuestruar 623 m3 lende drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Në aksionin e zhvilluar në Malësinë e Madhe  gjithashtu Inspektoriati i Mjedisit ndaloi një dëm prej 22 ha zonë pyjore dhe sekuestroi 83 kamione me lëndë drusore.
Sipas Ministrisë së Mjedisit ky aksion dhe sekuestrim i lëndës drusore është rasti me i madh flagrant në dëmin që i bëhet mjedisit.Ndërkohë përveç procesverbaleve të mbajtura i janë përcjellur Policise se Shtetit kallëzimet për ndjekje penale të autorëve.Inspektoriati i Mjedisit ka shtrire aksionin në gjithë vendin.

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/rDQpVBhy4hY?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprak“GRUPI I ZJARRIT” NJË NË PRANGA
Artikulli tjetërKODHELI PRET PILOTËT ANTI-KANABIS