SHTETASIT SHQIPTARË, PO KTHEHESHIN NGA KROACIA, NJË GRUA E VDEKUR .Një autobus me turistë shqiptarë ka dalë nga rruga në Tivar të Malit të Zi, ku fatkeqësisht ka humbur jetën Orena Kuca dhe 17 të tjerë janë plagosur, mes tyre një fëmijë në gjendje të rëndë.

 Autobusi me rreth 53 persona në bord, ka përfunduar rreth 20 metra jashtë rrugës, në vendin e quajtur Ura e Mërkotit (mes Tivarit dhe Ulqinit). Aksidenti i rëndë rrugor ndodhi rreth orës 18:00 të kësaj të premteje, ndërsa shqiptarët kishin kaluar Krishtlindjen në Dubrovnik të Kroacisë dhe ishin duke u kthyer në Tiranë përmes Malit të Zi. Udhëtimi ishte organizuar nga agjencia turistike “Kalemi Travel and Tours”, e cila kishte kontraktuar edhe autobusin “Klid Balkan Interbus” me targa AA 581 JX. Paraprakisht, aksidenti dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë e terrenit të vështirë që paraqet ky segment rrugor, por edhe për shkak të kushteve klimaterike. Dyshohet që rruga të jetë përfshirë nga ngricat dhe drejtuesi i autobusit, Shkëlqim Cali, të ketë humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge. Aksidenti i rëndë rrugor ka angazhuar autoritetet e larta shqiptare. Me urdhër të kryeministrit Edi Rama, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është nisur drejt Malit të Zi për tu interesuar për shëndetin e të lënduarve nga aksidenti tragjik. Tridhjetë prej shqiptareve janë nxjerrë nga autobusi nga forcat zjarrfikëse dhe banorët e zonës, duke shpëtuar me lëndime të lehta nga ky aksident. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/CKDHSiUbbxk” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakAUTOMJETI ME TARGA SERBE, SEKUESTROHET EKSPLOZIV
Artikulli tjetërMALI I ZI NË KËMBË PËR TË PLAGOSURIT