KODHELI: TASHMË MUND TË RADHITEMI PËRKRAH NATO-s.Përfundimi i programit të modernizimit të Forcave të Armatosura me të katër helikopterët Cougar të versionit SAR, MEDEVAC dhe Transport Trupash,

të cilët operojnë me të njëjtat standarde si në ushtritë e Aleancës, si dhe me përgatitjen e pilotëve dhe teknikëve pranë kompanive me prestigj në fushën e fluturimit, do të bëjë që Forca jonë Ajrore të jetë një vlerë e shtuar jo vetëm në garantimin dhe rritjen e sigurisë dhe të cilësisë së shërbimeve ajrore brenda vendit. E pranishme ne ketë ceremoni ka qene edhe ministria e mbrojtjes Mimi Kodheli e cila ka vlerësuar modernizimin  e forcave tona ajrore. Por ky modernizim, bën të  mundur qe Shqipëria te kryeje operacione të përbashkëta në bashkëpunim me komandat e NATO për t’i dhënë zgjidhje situatave të ndryshme.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/pu-Kaet2rxY” frameborder=”0″ allowfullscreen ]