Momente paniku për gjigantin e futbollit gjerman, Hertha Berlin.

Avioni me të cilin po udhëtonte skuadra kryeqytetase u godit nga një rrufe gjatë kthimit nga Këln. Mjeti charter i përdorur nga klubi u trondit së pari dhjetë minuta pasi ishte ngritur nga pista e Këlnit.

Ngjarja që për fatin e mirë të skuadrës kaloi pa pasoja serioze ndodhi vetëm pak minuta pasi Hertha kishte triumfuar ndaj Këln, 4-0, duel i vlefshëm për Bundesligën gjermane të futbollit.

Avioni ishte një Dornier 328, me dy helika dhe me 32 vende në bord.