Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lunxhëri të Gjirokastrës, ku pa nga afër ambientet e rikonstruktuara të 300 qendrave shëndetësore për banorët e zonës.

Ai shoqërhej nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ish-Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Momenti më pikant ishte takimi i kryeminstrit me një djalë të vogël 7-muajsh i cili shoqërohej nga e ëma. Rama i kapi duart vogëlushit dhe në momentin kur do largohet pati një shtrëngim duarsh nga ana e tij.

“Mirë je? E paske dorën të fortë, ka lezet. Shih shih, nuk ma lëshon dorën”, i tha Rama ndërkohë që afroi kokën pranë tij.