Perevc parave prej letre që janë kapur shumë herë të falsifikuara dhe nga të gjithë llojet e tyre se fundimi njerit e antiligjit kanë filluar të falsifikojnë edhe monedhat metalike.

Katër persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tyre janë gjetur dhe janë konfiskuar 2007 monedha metalike nga 5 franga zvicerane dhe pesë monedha metalike nga 2 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Pas arrestimit të katër personave që dyshohet se po transportonin një sasi të konsiderueshme monedhash të falsifikuaram franga zvicerane dhe euro kanë dalë edhe detajet e para nga policia.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e katër personave të cilëve iu janë gjetur dhe sekuestruar rreth dhjetëmijë franga zvicerane që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Sipas Policisë, në rrugën Prishtine –Ferizaj, në hyrje te Prishtinës, është ndaluar një veture të dyshuar me targa vendore, në të cilën ishin katër persona.

Personat e dyshuar të cilët janë arrestuar janë R.S. lindur me 1963, A.S. lindur me 1975, Y.B. lindur me 1983 dhe M.F. lindur me 1976.

“Gjatë kontrollit të veturës është gjetur një thes me monedha metalike, monedha prej 5 franga zvicerane – metalike dhe monedha prej 2 euro– metalike. Të njëjtat janë sekuestruar përkohësisht nën dyshimin se janë të falsifikuara.

Sasia e monedhave të sekuestruara është 1994 x 5 CHF, ku vlera nominale është 9970 franga zvicerane, 8 x2 EURO, ku vlera nominale është 16 euro dhe vetura e përdorur në rast. Policia, me urdhër të Gjykatësit të Procedurës Paraprake-Gjykata Themelore Prishtinë, ka kontrolluar 4 lokacione ku janë gjetur dy armë – revole”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Me aktvendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore Prishtinë, 4 të dyshuar, janë ndaluar për 48 orë në mbajtje.