U premtua që ligji për ndërprerjen e moraturiumit të gjuetisë të kalonte në kuvend në muajin Shtator për shqyrtim.

Por kryetari i Shoqatës së Gjuetarve “Jakup Bajri” në Shkodër Zyhdi Mustafaj thotë se shtatori kaloi dhe asgje nuk është bërë në lidhje me këtë situatë.

Më tej Mustafaj thotë se gjuetarët i janë drejtuar portalit “Shqipëria që duam” në mënyrë që kryeministri I vendit të njohë nga afër ankimimet e tyre. Mirëpo sipas tij nuk kanë marrë anjë përgjigje nga kreu i qeverisë.

Kryetari i shoqatës së gjuetarëve bën thirrje instancave përkatëse që mos të lënë në harresë këtë problem i cili vetëm po i jep prioritet gjuetisë së paligjshme.

Ligji për moratoriumin e gjuetisë vazhdon të jetë në fuqi. Ndërkohë shoqata e gjuetarëve në Shkodër bën thirrje vazhdimisht që të ndërpritet pasi është dicka që po favorizon gjuetarët e paligjshëm. Ata kerkojnë një gjueti me ligje të përcaktuara.