Ndërron jetë në spitalin e Traumës në Tiranë 13-vjeçari Jurgen ndreca, i cili u aksidentua pasditen e se premtes në lagjen ‘Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës.

13-vjeçari humbi kontrollin e makinës që po drejtonte dhe u përplas me një pemë. Në aksident u plagos dhe një 16-vjeçar që udhëtonte me 13-vjeçarin i cili kishte marrë makinën pa dijeninë e prindërve.

Goditja ka qenë e fortë duke sjellë dëmtime të shumta të automjetit, ndërsa të plagosurit u nisën drejt Tiranës, teksa njëri sot ndërroi jetë.

Artikulli paraprakTONIGHT – 01.04.2019
Artikulli tjetërSHKODËR, SEKUESTROHEN 151 KG MARIJUANË, ARRESTOHET SHKODRANI DHE DY MALAZEZË