Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka reaguar mbi refuzimin e kërkesës së Kosovës për të pasur Interpolin e saj. Daçiç e ka cilësuar refuzimin e kërkesës si një fitore për Serbinë.

Ku janë ato 116 shtetet që e njohin të ashtuquajturën Kosovë?

Pas refuzimit të kërkesës, qeveria e Kosovës ka shprehur përmes një komunikate zhgënjimin për mosanëtarësimin e shtetit në INTERPOL.

Sipas medias kosovare “Express”, qeveria është shprehur se fushata e egër e Republikës së Serbisë dëshmoi edhe një herë qëndrimin e saj kundër Kosovës dhe kundër idesë për normalizim të raporteve midis dy palëve.

Kjo është hera e tretë që Kosova aplikon për anëtarësim në INTERPOL, pasi ka aplikuar konkretisht në vitet 2010, 2015 dhe 2017.