Në kuadër të ditës ndërkombëtare të fëmijëve në situatë rruge, Bashkia Shkodër, Shërbimi Social dhe oraganizatat në mbrojtje të fëmijëve kanë organizuar një panair në sheshin para Bashkisë.

Rudina Kruja, specialistja e njësisë për mbrojtjen e fëmijëve u shpreh se 49 nga 60 fëmijë në situatë rruge janë drejtuar në shkolla dhe çerdhe gjatë vitit të kaluar.

Ndërkohë, Suela Domnori, përgjegjëse e shërbimit psikosocial në Drejtorinë Arsimore Rajonale Shkodër, vlerëson aktivitete të tilla të cilat angazhojnë dhe formojnë fëmijët.

Ky ishte aktiviteti përmbyllës I javës kushtuar komunitetit rom dhe fëmijëve në situatë rruge nga Bashkia Shkodër dhe qendrat multifunksionale “Për Familjen”.