Janë gjashtë të tilla sot dhe Kupa e Botës u bë e gjitha evropiane. Franca, Belgjika, Anglia, Suedia, Kroacia dhe Rusia tregojnë sundimin e kontinentit të vjetër.

Në fazën e parë nuk mbeti asnjë afrikane, ndërsa dje dy amerikano latinet, Uruguaji dhe Brazili përshëndetën Botërorin e Rusisë.

Pra, për herë të katërt me radhë kupa e botës do të shkojë në Evropë: E fundit që është fituar nga një ekip amerikano latin është ajo e vitit 2002, ku Brazili triumfonte në Kore dhe Japoni. Franca dhe Anglia shpresojnë të bëjnë bis në Kupën e Botës, ndërsa skuadrat e tjera për herë të parë.

Kjo do të thotë se Europa po vendos supremacinë e saj ndaj Amerikës së Jugut. Me mbarimin e Kupës së Botës “Rusi 2018”, Evropa do të shkojë 12 trofe, ndërsa Amerika Latine mbetet në 9.

Brazili mbajti flamurin lart për herë të fundit, por duke nisur që nga viti 2006 e këtej, është eliminuar gjithnjë nga një skuadër europiane. Në 2006 nga Franca, në 2010-ën nga Holanda, në 2014 nga Gjermania dhe dje nga Belgjika.

Por mallkimi I vërtetë duket se është Meksika. Dje është përmbushur profecia: Kush eliminon Meksikën në 1/8 finale, nuk shkon dot as në finale e jo më të marrë Botërorin.

Duke nisur nga viti 1994 e deri në 2018-ën, të gjithë skuadrat që kanë mposhtur Meksikën, e kanë pësuar më pas. Kjo i ndodhi dje Brazilit.

Pyetja e vetme që ngrihet tani është: Do të kemi një ekip që fiton për herë të parë Botërorin apo Franca apo Anglia do të triumfojnë për herë të dytë?

Artikulli paraprakI NXEHTI PËRVËLON KANADANË, SHKON NË 54 NUMRI I VIKTIMAVE
Artikulli tjetërJO VETËM RONALDO, NJË TJETËR YLL MUND T’I SHTOHET SERISË A