Kockat janë pjesa më rezistente dhe njëkohësisht më delikate e trupit. Thuhet se janë më të forta se çeliku, por gjithësesi njerëzit përjetojnë çdo ditë probleme me to.

Ndër më të shpeshtat janë thyerja, dhimbja apo grryerja nga sëmundje si osteoporoza apo artriti. Rekomandimet më të shpeshta nga mjekët për këto probleme, përveç kujdesit dhe stilit të shëndetëshëm të jetesës është edhe diagnozstikimi në kohë.

Kjo pasi të kuptosh në kohë zanafillën e problemit ndihmon edhe në zgjidhjen e shpejtë të tij. Prandaj në këtë artikull, iu tregojmë disa nga shenjat e hershme që fshehin pas zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme të kockave.

Ndiqni më poshtë të listuara hap pas hapi se si mund të kuptoni shenjat e heshtura që turpi po ju jep.

Ju thyhen thonjtë
Thonjtë janë një pjesë delikate e trupit, ndaj sështë çudi që edhe të thyhen shumë shpejt, por nëse vini re se po ju thyhen më shumë se zakonisht atëherë ka një problem.

Përtej një morie arsyesh se përse thonjë këputën, renditet edhe mungesa e kolagjenit apo kalciumit.

Dy elementë thelbësorë për të rritur dhe zhvilluar kocka të forta gjatë gjithë jetës.

Kolagjeni ndihmon në lidhjen e mirë të skeletit me muskulin ndërsa kalciumi ndihmon për kocka të forta.

Të dyja këto proteina mund t’i merrni lehtësisht nga ushqimet e përditëshme.

Më të pasurat me kolagjen janë qershitë, boronicat, lakrat apo qitro.

Ndërsa kalciumin përveçse tek produktet e bulmetit, e gjeni edhe tek perimet jeshile si spinaqi, brokoli apo sardelet.

Aktiviteti fizik
Aktivitetet fizike të përditëshme dhe ato sportive janë kusht për një trup të shëndetëshëm.

Nëse nuk keni një jetë aktive qoftë duke përfshirë edhe ecje të shkurtra në natyrë, me shumë mundesi do të zhvilloni sëmundje të kockave.

Jeta sedentare, pa aktivtitete fizike kërcënon shëndetin e të gjithë organizmit dhe veçanërisht kockave tuaja.

Gjatë kalimit të viteve do të filloni të ndjeni lodhje më të shpeshta dhe dhimbje të përsëritura të kockave nëse nuk ushtroheni sadopak.

Problemet me dhëmbët
Nëse keni në mënyrë të vazhdueshme probleme të shëndetit oral, trupi po ju paralajmëron për diçka.

Veçanërisht mishrat e dhëmbëve janë ato që japin alarmin e problemeve me kockat.

Nëse i keni më delikate se sa duhet dhe ju gjakosen gjatë gjithë kohës, konsultohuni menjëherë me një mjek stomatolog.

Këto probleme mund të zhvillohen për vite të tëra dhe shfaqen kur kockat e nofullës dhe fytyrës fillojnë e dobësohen.

Jeni më të shkurtër
Nëse ndjeni se jeni më të shkurtër se disa vite më parë, do të thotë se masa juaj kockore është tkurrur.

Megjithëse ky mund të jetë një proçes natyral që vjen me moshën, në shumë raste të tjera do të thotë se keni probleme me kockat e shtyllës kurrizore.

Për këtë arsye trupi ka tendencën të qëndrojë më i mbledhur gjatë përditëshmërisë.

E mira në këtë rast, është që të konsultoheni me nje mjek specialit.

Nuk keni fuqi
Humbja e fuqisë shfaqet në periudha të ndryshme të jetës apo momente të shkurtra të ditës, gjithësesi normalisht pas disa orësh duhet të zhduket.

Nëse kjo ndjesi lodhje dhe këputje e trupit zgjat për ditë e javë me rradhë, shtylla juaj kurrizore mund të jetë dobësuar.

Dobësimi i kockave në një zonë të trupit tuaj paralajmëron probleme me to në të gjithë trupin.

Prandaj bëni kujdes nëse përjetoni këto simptoma.

Dhimbje muskujsh
Muskujt dhe kockat janë të lidhur me njëri tjetrin dhe ndihmojnë funksionimin normal të trupit.

Ndaj dhimbjet e tyre lidhen gjithnjë edhe me probleme apo dhimbje të kockave.

Këto simptoma mund të shfaqen dhe përkeqësohen gjatë viteve.

Zakonisht trupi po ju paralajmëron se keni mungesë të vitaminës D, ndaj konsumoni shumë vezë, djathë dhe omega-3 nga peshku.

Në këtë mënyrë do të ndaloni krizat dhe dhimbjen e muskujve ashtu edhe të kockave.

Problemet hormonale
Këto probleme shfaqen kryesisht tek gratë, dhe ato në moshë.

Estrogjeni që njihet si hormoni femëror nuk prodhohet më pas kalimit në menopauzë tek gratë mbi 45-50 vjeç.

Këtë ndryshim e vuajnë edhe kockat tuaja të cilat kanë tendencën të dobësohen dhe të dhembin.

Sigurohuni të kujdeseni për shëndetin e kockave kryesisht pas fazës së menopauzës dhe konsultohuni gjithnjë me një mjek specialist.