Prej disa ditësh kanë bërë xhiron e rrjetit disa foto të një qeni të aksidentuar me dashje nga dora njerëzore. Një kambanë alarmi që tregon shumë për dëmin dhe dhunën ndaj qenieve të pafajshme.

Për Izabela Salën, vullnetare në “Anomal Need Me”, ky është makabriteti i radhës që tregohet ndaj qenve. Ndërsa nuk gjen fjalë për të përshkruar atë çfarë dora njerëzore po bën mbi qentë.

Problemi i qenëve nuk o gjen zgjidhje, ndërsa përgjegjësia kryesore është e individit. Sala tha se njerëzit nuk duhet të braktision qentë e tyre.

Nëse ata fillimisht dhunohen në shtëpi dhe pastaj nxirren në rrugë, kjo është nuk është zgjidhje. Ndërsa strehimi nuk mund të jetë zgjidhje. E vetmja mënyrë për të qetësuar situatën është sterilizimi.

Sala shprehet se ajo që njerëzit bëjnë mbi qentë është një dashakeqësi ndaj tyre. Në vend që të mbrohen, dhunohen dhe vriten.

Sterilizimi i qenëve është kthyer në një sfidë për Shkodrën, për shkak të shtimit të madh të tyre. Pjesa më e madhe e qenve braktisen nga njerëzit, duke shtuar në këtë mënyrë jo vetëm rrezikun, por edhe numrin e tyre nëpër qytet.

Mungesa e dashurisë dhe afrimit ka bërë që pjesa më e madhe e rrugëve të Shkodrës të jenë me qenë agresiv dhe aspak miqësor.