Policia Shqiptare dhe ajo e Kosovës gjatë një patrullimi të përbashkët në rrugën e Kombit i kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm duke zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë

Për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore ! Bashkëpunim i shkëlqyer i Policisë Rrugore Shqiptare dhe asaj të Kosoves

Bashkëveprimi dhe ndërveprimi policor mes dy strukturave policore ka sjellë një përqasje më pozitive dhe më miqësore ndaj drejtuesve të mjeteve, sidomos me bashkëkombasit tanë të Kosoves.

Ky bashkëpunim ka sjellë me shumë prezencë policore në rrugët tona, ka prodhuar më shumë siguri dhe ndjenjë përgjegjësie tek drejtuesit e mjeteve. Policia Rrugore Shqiptare dhe ajo Kosovare, ju këshillojnë që gjatë drejtimit të mjetit te keni parasysh: – Të vendosni rripin e sigurimit për automjetet. – Të vendosni kaskat mbrojtëse në motomjetet. Respektoni kufijtë e lejuar të shpejtësisë: – Mos nxitoni, respektoni jetën, mos harroni që: Dikush Ju Do. – Mos parakalo në mënyre të gabuar, mos bëj dhe ti gabimin që bën një drejtues mjeti para teje. – Policia Rrugore ndalon përdorimin e mjetit nëse keni konsumuar alkool. Drejtues mjetesh,: Mos përdorni alkool, Mendoni për veten dhe për të tjerët, Alkooli vret!

Artikulli paraprakVLLAZNIA FIRMOS ME SULMUESIN CHARLES ATSINA
Artikulli tjetërPARIS, MAKINA PËRPLASET ME PICERINË, VDES NJË 8-VJEÇARE