Mos përgatisni grepat për cironka nga data 20 prill deri në 20 korrik. Ministria e Bujqësisë ka vendosur të ndryshojë afatet e lejimit të peshkimit në liqenin e Ohrit, Shkodrës dhe ujërat e tjera.

Më parë ky afat ishte deri me 15 korrik. Ndërsa në zonat e tjera cironka nuk do të peshkohet nga data 1 prill deri më 31 korrik. E njëjta periudhë kohe do të duhet të zbatohet edhe për peshkimin e krapit. Në rregulloren e ndryshuar peshkatarët nuk mund të peshkonin krapin në liqenin e Ohrit nga 20 maji deri më 15 qershor.

Në rregulloren e re të publikuar në fletoren zyrtare po ashtu bëhet e ditur se lejet e peshkimit nuk do të kenë më vlefshmëri 5 vjet por do të jetë 10 vjet. Po ashtu kjo leje do të mund rinovohet automatikisht nëse pronari bën kërkesë.

Në rregulloren e re saktësohet gjithashtu se në liqenin e Ohrit e të Shkodrës nuk do të lejohet peshkimi me rrjeta deri në 300 metra nga bregu dhe në zonat e tjera nuk do të lejohet deri në 150 metra nga bregu.

Artikulli paraprakSHQIPTARI PUSHTON MEDIAT E HUAJA/ PROPOZIMI PËR MARTESË I DJEG SHTËPINË, POR AI NUK E LË ME AQ!
Artikulli tjetërOKB: KRIZË HUMANITARE NË LIBAN PAS SHPËRTHIMIT SHKATËRRUES TË SË MARTËS NË BEIRUT