Një person i armatosur ka hapur zjarr kundër policisë në qendër të Moskës. Komiteti rus i Hetimit bën me dije se agresori ka plagosur një polic gjatë sulmit.

Policia ruse u kundërpërgjigj duke plagosur sulmuesin, i cili tashmë ndodhet në spital, shkruan agjencia TASS.

“Sipas hetuesve, një person ka hapur zjarr pa asnjë arsye kundër disa policëve që po kalonin pranë tij në një rrugicë në Moskë, jo shumë larg Ministrisë së Punëve të Jashtme. Një polic është plagosur gjithashtu”,-thuhet në njoftimin e policisë ruse.

Forcat e shenjestruara nga sulmi, bëjnë pjesë në një regjiment special të ngarkuar me garantimin e mbrojtjes së misioneve diplomatike në shtetin rus.