epa07129576 A woman holding an umbrella walks at a beach during a storm in Antibes, southern France, 29 October 2018. EPA/SEBASTIEN NOGIER

Një kaos i madh është shkaktuar në Francë për shkak të motit të keq, ku rreth 2000 mjete janë bllokuar gjatë natës përgjatë rrugës të lumit Loira për shkak të dëborës së madhe që ka rënë.

Shumë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Ata që u bllokuan nga dëbora me makinat e tyre kanë preferuar të lënë mjetet e tyre në rrugë dhe të largohen në këmbë në zonat më të afërta.

Rreth 1250 mjete të rënda dhe 700 vetura kanë mbetur të bllokuara për shkak të dëborës që ka mbushur rrugët në një kohë shumë të shkurtër.

Dëmet e shkaktuar nga shiu dhe dëbora janë të mëdha.