Sipas MeteoAlb: Kthjellimet mbizotërojnë sot në të gjithë territorin e Shqipërisë gjatë pjesës së parë të ditës. Ndërsa pasditja vijon me kthjellime për ultësirën perëndimore, por në zonat malore herë pas-here do të ketë kalime vranësirash.

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 36°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi – Verilindor Veriperëndimor ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim 4 balle.

Pjesa me e madhe e Europes do te ndodhet ne ndikimin e moti i kthjellet dhe temperaturave të larta, ku më të dukshme kthjellimet do jenë në Rajonin e Mesdheut. Ndërsa vranësira dhe rrebeshe shiu dominojnë Europën Veriore dhe Lindore.